E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një samit “francez” për Ukrainën, Macron propozon “koalicionin e gatishmërisë” pas negociatave për paqen

Liderët nga më shumë se 30 vende të Evropës por edhe më gjerë, përfshirë Turqinë dhe Kanadanë janë mbledhur në Paris këtë të enjte në një samit për Ukrainën të udhëhequr nga presidentin francez Macron.

Krerët e shteteve do të diskutojnë paraprakisht hapat që “koalicioni i gatishmërisë” mund të bëjë në rast se Ukraina dhe Rusia arrijnë armëpushimin që po negociohet nga SHBA.

“Koalicioni i gatishmërisë” është nismë e propozuar nga Starmer i Britanisë së Madhe, pjesë e të cilit janë të gjitha vendet që dëshirojnë të kontribuojnë në ruajtjen e paqes në Ukrainë pas përfundimit të luftës.

Çështjet aktuale, përfshirë negociatatat Uashington-Moskë dhe kërkesa e Rusisë për lehtësimin e sanksioneve do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve megjthëse europianët mbeten skeptikë ndaj dëshirës së Kremlinit për të ndalur luftën.

Ashtu si Macron një ditë më parë, edhe Starmer përsëriti se Putin duhet të vërtetojë me vepra atë që thot me fjalë.

“Ndryshe nga presidenti Zelensky, Putin ka treguar se nuk është një lojtar serioz në këto bisedime paqeje. Ai po luan lojëra me armëpushimin detar në Detin e Zi, pavarësisht pjesëmarrjes me mirëbesim nga të gjitha palët, ai ende vazhdon të dërgojë sulme shkatërruese ndaj popullit ukrainas. Premtimet e tij janë të zbrazëta”, tha Starmer.

SHBA dhe Rusia ranë darkord për armëpushim të pjesshëm në takimin e fundit në Arabinë Sauditë, por Moska vendosi kushte duke kërkuar lehtësimin e sanksioneve ndaj kompanive ruse, përpara nisjes së zbatimit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›