Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua në historinë e Tenesit

NASHVILLE – Republikania Marsha Blackburn ka fituar zgjedhjet për guvernatore të shtetit të Tenesit, duke u bërë gruaja e parë që merr këtë post në historinë e shtetit amerikan.
Sipas vlerësimeve të ekipit të analizës së rezultateve zgjedhore të CNN, senatorja republikane ka siguruar fitoren përballë kandidatit demokrat Jerry Green.
Blackburn do të shkruajë kështu një faqe të re në historinë politike të Tenesit, një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët.
Ajo do të pasojë në këtë detyrë guvernatorin aktual, Bill Lee, të cilit po i përfundon mandati.
Fitorja e Blackburn shënon një moment historik për përfaqësimin e grave në politikën e Tenesit, pasi për herë të parë në këtë shtet një grua do të drejtojë ekzekutivin shtetëror.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb