E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Një tjetër histori suksesi në mjekësinë shqiptare”/ Neurokirurgjia, Rama: Hiqet masa tumorale tek pacienti 51-vjeçar

Ekipi i neurokirurgjisë në QSUT, ka hequr një masë tumorale tek një pacient 51-vjeçar.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një tjetër histori suksesi në mjekësinë shqiptare.

Ndërkaq, pacienti rifitoi shikimin dhe u përmirësua ndjeshëm.

“Një tjetër histori suksesi në mjekësinë shqiptare.

Në QSUT, nën drejtimin e Prof. Artur Xhumarit, ekipi i neurokirurgjisë trajtoi me sukses një rast kompleks, duke hequr një masë tumorale tek një pacient 51-vjeçar.

Falë profesionalizmit të mjekëve, pacienti rifitoi shikimin dhe u përmirësua ndjeshëm”, shkruan Rama./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›