E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Njerëzi kanë frikë për të ardhmen”, psikologia Çelo: Mendojnë se do të preken nga magjia pasi ndikohen nga rrjetet sociale

A ekziston magjia? A ka njerëz që merren me rituale okulte? Sa ndikohen nga lajmet që qarkullojnë në rrjete sociale? Këto dhe të tjera u diskutuan mbrëmjen e sotme në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt.

Psikologia Destemona Çelo, tha se rrjetet sociale kanë ndikim të madh te njerëzit, të cilët shpesh besojnë se do tu ndodhë një magji vetëm sepse e kanë lexuar.

Çelo: Nëse ne shikojmë diçka në rrjete sociale dhe ka të bëjë me magjinë, njerëzit janë të prirur ta besojnë. Shumë klientë të mi vijnë në terapi dhe kanë përmendur ndër vite “unë jam prekur nga magjia sepse kam frikë se do të më prekë një magji e mundshme”. Duhet bërë dallimi mes perceptimeve dhe besimeve që një individ ka. Në psikologji ne mundohemi të shërbejmë përmes fakteve. Ne nuk përdorim as magji as manipulim të individëve, por bazohemi në fakte. Pra sa mundësi ka që ty të të ndodhë kjo gjë. Kjo i bën individët të reflektojnë. Ndodh që nëse ne kemi dëgjuar histori nga paraardhësit tanë, jemi të prirur të besojmë se do të na ndodhë një magji e mundshme. Pra ka një frikë për të ardhmen duke qenë se e besojnë fort këtë gjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›