E Martë, 3 Nëntor 2026

Noka: Fermerët në vëmendje parësore të qeverisjes së PD

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Nga Maliqi dhe Erseka Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka u premtoi fermerëve se në drejtimin e Partisë Demokratike, qeveria do të jetë mbështetësja kryesore e fermerëve.

“Subvencionet, prodhimi vendas dhe tregtimi i tyre drejt konsumatorit vendas është prioriteti ynë”, tha Noka.

“Prodhimet tuaja nuk duhet të hidhen në kanale, por të jenë në tryezat e çdo shqiptari”, vijoi ai.

“Ju fermerë në tokat tuaja të begata dhe pjellore nuk arrini të mbillni sepse shteti në vend që t’ju ndihmojë, ju trajton si armiq. Keni punuar dhe keni mbjell, por i keni hedhur produktet nëpër kanale sepse shteti ka vrarë prodhimin vendas me vjedhjen e subvencioneve tuaja. Sepse Rama në vend që të mendojë për ju, mendon për verën 33 mijë euro dhe avion privat të cilat i përfiton nga taksat tuaja”, thekson Noka.

“Me paratë tuaja ka paguar kopshtin privat në Kryeministri për 4 milionë euro. Kjo betejë bëhet për ju, për fermerët e Korçës dhe qytetarin e thjesht të këtij vendi…Ne me votën e lirë dhe me darën e ligjit këpusim lidhjen e krimit dhe korrupsionit me pushtetin dhe pushtetarët. Është rruga e vetme që Shqipëria të ringrihet ekonomikisht dhe ne do ta bëjmë. Sali Berisha do ta bëjë Korçën dhe të gjithë Shqipërinë madhështore, sepse janë të gjitha mundësitë”, tha Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka në Maliq dhe Ersekë.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›