Noka: Në 11 korrik shqiptarët do të vërshojnë në bulevard për t’i thënë ndal së keqes

Është shoqëruar me debate dhe tone të ashpra seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku si çdo të enjte nuk kanë munguar akuzat dhe kundërakuzat.
Duke mbajtur fjalën në Kuvend, demokrati Flamur Noka ju bëri thirrje shqiptarëve që në 11 Korrik t’i bashkohen thirrjes së opozitës për të protestuar para kryeministrisë.
Siaps tij 11 korriku do të jetë dita ku shqiptarët do të vërshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i thënë së keqes: Ndal!
“Mosbindje civile dhe kryengritje. 11 korriku është hapi i parë, dita kur shqiptarët do të vërshojnë në bulevard përballë simbolit të së keqes për t’i thënë ndal.
Kjo është e faktuar si një mazhorancë që shndërroi Shqipërinë në të vetmin vend në Europë me drejtësi politike”, tha Noka.