Noka përjashtohet nga seanca plenare

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Seanca plenare e Kuvendit ka vijuar me debate mes kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Spiropali ndërpreu 5 minuta seancën plenare, pasi Noka bllokoi foltoren e Kuvendit.
Pasi i dha disa herë fjalën për procedurë Nokës, i cili kishte bllokuar foltoren, Spiropali e përjashtoi nga seanca, teksa po diskutoheshin pr/ligjet në rendin e ditës.
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me akuza nga ana e deputetëve të opozitës në lidhje me zgjedhjet e 11 majit dhe me debate me përfaqësues të mazhorancës. /j.p/