E Hënë, 2 Nëntor 2026

Normalizohet situata e zjarreve, gjashtë vatra ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

33 vatra zjarri janë shuar gjatë 24 orëve të fundit, nga 39 vatra të raportuara në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave vijojnë të jenë aktive ditën zjarret në: zonën pyjore Bode në Maliq, në fshatin Skuraj Kurbin, Malin e Kakarriqit, dhe fshatin Gjadër në Lezhë, Zavalinë në Elbasan dhe  fshatin Kus të Tiranës.

Për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar forcat zjarrfikëse. Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.

Në operacionet e fundit për shuarjen flakëve që në zonën e Shëngjinit dolën jashtë kontrollit morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.

Ndërkohë policia ka identifikuar një tjeter zjarrvënës. Një 38 vjeçar u arrestua në Shijak pasi ndezi zjarrin për të djegur shkurre por flakët u përhapën duke shkrumbuar 1 mijë rrënjë ullinj.

Gjithashtu autoritetet u bëjnë apel qytetarëve  të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për të shmangur çdo situatë problematikë./vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›