Norvegjia e ka ulur numrin e divorceve me vetëm një ligj

Norvegjia njihet për një nga sistemet më miqësore ndaj familjes në botë, veçanërisht për mënyrën se si inkurajon baballarët të kalojnë kohë me foshnjat që në ditët e para të jetës.
Studimet sugjerojnë se përfshirja aktive e babait që në fillim mund të forcojë lidhjen prind-fëmijë, të ndajë më në mënyrë të barabartë përgjegjësitë në familje dhe të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet mes partnerëve.
Politika norvegjeze e lejes prindërore për baballarët ka sjellë 34% më pak divorce.
Megjithatë, kjo shifër është e debatueshme dhe duhet marrë me rezervë. Pasi përpos këtij ligji, mund të ketë edhe arsye të tjera për uljen e ndjeshme të numrit të divorceve.
Ajo që duket më e qartë është se koha që të dy prindërit kalojnë me fëmijën që nga fillimi mund të ketë përfitime afatgjata për familjen.