E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nufi: Moment historik mbajtja e samitit të ardhshëm të NATO-s në Shqipëri

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi e cilësoi një moment historik  mbajtjen e samitit të ardhshëm të NATO-s në Shqipëri.

Në një postim sot në rrjetet sociale Nufi theksoi se “vendimi për të pritur samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri pasqyron besimin që aleatët tanë kanë tek vendi ynë dhe vlerëson angazhimin tonë të palëkundur ndaj vlerave euroatlantike, mbrojtjes kolektive dhe sigurisë rajonale”.

“Është një nder i madh të mirëpresim liderët e NATO-s dhe jemi të gatshëm ta përmbushim këtë përgjegjësi me krenari”, tha Nufi.

Gjatë një konference për mediet në përfundim të punimeve të Samitit të NATO-s në Ankara, Turqi, sekretari i përgjithshëm Mark Rutte njoftoi se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të organizohet në Shqipëri.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›