E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi pret shefin e Shtabit të FA të Maqedonisë së Veriut: Korridori VIII, kritik për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Në Tiranë është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të forcave të armatosura të Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjatë takimit me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut, Sashko Lafchiski, u nënvizua rëndësia strategjike e Korridori VIII si një element kyç për lëvizshmërinë ushtarake dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Palët ritheksuan marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe angazhimin e përbashkët si aleatë të NATO për të thelluar bashkëpunimin në çështjet e mbrojtjes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Sipas deklarimeve, bashkëpunimi synon të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›