E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi pret shefin e Shtabit të FA të Maqedonisë së Veriut: Korridori VIII, kritik për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti sot në një takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut, gjeneralmajor Sashko Lafchiski.

Gjatë takimit, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë për Korridorin VIII, si një hap kritik për lëvizshmërinë ushtarake dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Si aleatë në NATO, rikonfirmuam marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përkushtimin për të forcuar më shumë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në funksion të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon e më gjerë”, u shpreh Nufi.

1 nga 7

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›