E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk çlirohen pronat e Malltezit, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi sekuestrimin e 25 pasurive

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sërish ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, të cilët kishin kërkuar kthimin e 25 pasurive të vendosura në sekuestro.

Pronat janë bllokuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv, “Partizani”.

Bëhet fjalë për apartamente, vila, llogari bankare, biznese, si dhe aksione në komapni të ndryshme.

Për sekuestrimin e tyre, është shprehur më herët edhe Gjykata e Lartë, e cila ka lënë në fuqi të njëjtin vendim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›