E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Nuk duroja dot më”, 50-vjeçari pranon “live” se vrau nënën e tij

Në Itali ka shkaktuar bujë dhe tronditje  rasti i një 50-vjeçari nga Modena, i cili gjatë një interviste në një emision të drejtpërdrejtë televiziv ka rrëfyer se ka vrarë nënën e tij të moshuar.

Bëhet fjalë për Lorenzo Carbone, i cili duke folur për një gazetar  të emisionit të mbrëmjes të grupit televiziv Berlusconi, shpërtheu në të qara dhe pranoi se dje ka vrarë nënën e tij, e cila vuante nga demenca.

“Nuk e di pse e bëra, ndonjëherë përsëriste të njëjtat gjëra, nuk duroja dot më”, tha ai.

Gazetari i emisionit ka telefonuar menjëherë karabinierët, të cilët kanë arrestuar autorin.

Trupi i të moshuarës u gjet në shtëpinë e saj nga motra e Lorenzo Carbone. Ai vetë, ndërkohë, ishte larguar, për disa orë, duke shkuar në një shtëpi familjare në fshat.

Më pas, kur u kthye në pallatin ku banonte e ëma, gazetari e priste në hyrje dhe autori, duke iu përgjigjur pyetjeve të tij, vendosi të rrëfente se ishte përgjegjës për mbytjen e tetëdhjetë vjeçarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›