E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e mohojnë shkarkim e Krasniqit

E kanë propozuar për anëtar të Këshillit të Përgjithshëm me gjithë kundërshtitë dhe mos pjesëmarrjen e tij në Kongres. Mirëpo,  Jakup Krasqni, mund të mos jetë më në krye të Kuvendit, e as Sekretar i përgjithshëm i partisë.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci nuk ka dashur të komentojë mospjesëmarrjen e Krasniqit në Kongresin e VI të PDK-së.

I pyetur nëse PDK-ja do ta shkarkoi Krasniqin nga të gjitha funksionet e partisë, pasi ai po kundërshton fuqishëm këtë kongres, Stavileci tha se PDK njëherë është e fokusuar tek Kongresi, e pastaj tek individët.

“Ju keni parë se ne e kemi propozuar për anëtar të Këshillit të Përgjithshëm zotin Krasniqi, duhet parë rezultatet, pas kësaj do merremi më gjerat tjera. Ne këtu jemi të fokusuar për momentin”, tha Stavileci sot në një konferencë për media, deri sa ka informuar për rrjedhën e procesit.

Ai e ka vlerësuar Kongresin si tejet demokratik dhe të suksesshëm.

“Ne jemi përcaktuar për të qenë parti e qendrës së djathtë, tek e fundit i gjithë programi ynë ka qenë i fokusuar andej, sidomos ekonomia. Kjo Konventë nuk ishte vetëm e fuqizimit dhe bashkimit të PDK-së, por e mbarë spektrit politik mbarë shqiptarë”, tha Stavileci. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›