Nuk janë gjetur shkelje ligjore, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për Jonaid Myzyrin

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për ish-kreun e KPP-së, Jonaid Myzyri, dhe 4 anëtare të tjera, të akuzuar për shkelje të barazisë në tenderin 2.2 mln euro për rrugën Shpal–Rrëshen.
Pas rreth një viti hetim, prokurori Elvin Gokaj thotë se nuk janë gjetur shkelje ligjore dhe çështja pritet të shqyrtohet nga GJKKO.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë procedurë.
/rtsh.al/