E Diel, 1 Nëntor 2026

“ Nuk ka veto për në BE, është proces”, Rama nga Durrësi: Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të përmbushim detyrat

Edi Rama tha në Asamblenë e PS në Durrës se procesi i anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka dy anë, atë që lidhet me reformat e brendshme dhe atë që varet nga vetë BE-ja.

Ai theksoi se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç përmbushjes së detyrave.

Rama hodhi poshtë pretendimet për veto nga nëntë shtete, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe duke nënvizuar se reformat po e afrojnë vendin me standardet e BE-së.

“ Procesi i anëtarësimit ka një anë që lidhet me ne dhe një anë me ata. BE në kat të parë ka 35 mijë punonjës që merren me shtetet dhe politikat e përbashkëta dhe një seksion merret me vendet që duan të futen në BE. Të gjitha këto reforma dhe procese e bëjnë Shqipërinë shtet, bëhet Shqipëria si një vend i BE-së.

Nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveçse të bëjmë detyrat tona, duhet të jemi gati. Në 11 muaj ne hapëm kapitujt dhe askush nuk e ka bërë këtë. 9 shtetet që kanë vendosur veto ndaj nesh, nuk ekziston.”  / abcnews.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›