“Nuk kemi hequr zona të mbrojtura”/ Rama: I kemi linjëzuar me standardet më të larta ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka futur në zona të mbrojtura, territore të cilat kanë qenë të rrezikuara, teksa foii për projektin në Zvërnec të Vlorës.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se zonat e mbrojtura, janë linjëzuar me standardet më të larta ndërkombëtare.
“Sjellja e kompanisë së sigurisë ishte neveritshme, edhe e efektivëve të policisë për të cilën, ka pasur reagim të menjëhershëm të lidershipit të Policisë së Shtetit, qoftë me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Vlorës, hetim për të gjithë zinxhirin, qoftë me arrestimin dhe ndjekjen penale të rojeve të sigurisë. Nuk e di se çfarë tjetër mund të bëjë shteti dhe pse shtetit bëhet target në këtë rast. Për shkak të relativizimit të dhunës, u bë edhe shkarkimi, edhe vendosja nën hetim i gjithë zinxhirit. Ka qenë kjo shumicë parlamentare e PS, qeveria e kësaj partie, në mandatin tonë të parë, ku kemi bërë futjen në mbrojtjen të të gjithë ato territore të kërcënuara, në 2017. Pishë Poro, nuk është një zonë e mbrojtur e kategorisë 1 ose 2, por klasifikohet edhe sipas IUCN, kategori e 5, peizazh i mbrojtur.
Dhe për shpalljen peizazh i mbrojtur, ka një vendim qeverie, por e rëndësishme të thuhet, është që në 2017, këto kategori janë adoptuar. Thelbi i zonave të mbrojtura, është i gjithë i linjëzuar me standardet më të larta ndërkombëtare. Kategoritë 5 dhe rasti konkret dhe 6, janë të ndërtuar mbi konceptin e bashkëjetesës së natyrës. Kategoria 5 nuk konceptohet si zonë pa zhvillim. Në hartën e Europës, ka jo pak laguna, shumë të ngjashme me këtë lagunë, që janë destinacione. Në nenin 20 të ligjit, përcaktohet se peizazhi i mbrojtur, është territori ku mund të ketë qendra banimi. Ne nuk kemi bërë asnjë heqje nga asgjë. Pishë Poro ka qenë peizazh i mbrojtur dhe është peizazh i mbrojtur”, theksoi ai./abcnews.al