E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk kontrolluan automjetin me heroinë në Kapshticë, Gjykata e Korçës liron 4 policët

Gjykata e Korçës ka pezulluar nga detyra 4 policët e ndaluar tre ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, si të dyshuar në përfshirjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria ne seancën e sotme i ka kërkuar gjykatës pezullim nga detyra për 4 punojësit e policisë ndërsa ka quajtur të ligjshëm arrestimin e tyre.

Sipas avokatit të tyre Nevzat Tarelli, gjykata ka pranuar të pjesshme kërkesën e prokurorisë duke lënë në fuqi pezullimin nga detyra ndërsa e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e 4 policëve.

Sipas avokatit Tarrelli, të 4 policët kanë marrë pjesë në gjithë procedurën ligjore të bashkëpunimit për zbulimin e rastit dhe kanë qenë tepër korrekt në punën e tyre ndaj dhe per kete nuk duhet pezulloheshin nga detyra.

Gjykata ka lënë në burg pa afat drejtuesin e mjetit V.D, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe municionit.

VENDIMI

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 10.06.2025 ora 10:00 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve,Ylli Dushku,Lirim Hymetllari,Denion Myteberi, Franc Bylyku ku gjykata në përfundim vendosi:

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj shtetasit V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 i Kodit Penal.

2- Mos vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasit Y.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3-Mos vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasit L.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

4-Mos vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasit D.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

5-Mos vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasit F.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›