E Martë, 3 Nëntor 2026

Numërohen 113 509 vota nga jashtë, PS merr 54.11%, PD 28.22%

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Procesi i numërimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit vijon.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot deri në orën 22:00′ janë numëruar 113 509 zarfe me vota nga 194 889 që janë në total.

Nga këto, Partia Socialiste ka marrë 60 845 vota ose 54.11% në total, ndërsa Partia Demokratike e cila renditet e dyta ka marrë 31 739 vota ose 28.22% në total.

Partia e tretë më e votuar nga diaspora është “Nisma Shqipëria Bëhet” me 9 391 vota ose 8.35% në total.

Nr Subjekti Sigla Vota %
1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 31739 28.22 %
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 3019 2.68 %
3. Lëvizja Atdheu LA 176 0.16 %
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 808 0.72 %
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 60845 54.11 %
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 9391 8.35 %
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 625 0.56 %
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 65 0.06 %
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 327 0.29 %
10. Partia Mundësia MUNDESIA 4132 3.67 %
11. Partia Socialdemokrate PSD 1323 1.18 %

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›