Numërohen 121 985 zarfe me fletëvotimi nga diaspora, PS kryeson me 54.07%

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Procesi i numërimit të votave nga jashtë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vazhdon ende, ndërsa janë numëruar 121 985 zarfe nga 194 889 në total.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave Partia Socialiste kryeson me 65 327 vota ose 54.07 %, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 34 093 vota ose 28.22%.
Forca e tretë politike sipas të dhënave deri tani renditet Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” që ka marrë 10 078 ose 8.34 %. Partia Socialdemokrate ka marrë 1 455 vota, që përbëjnë 1.20%.
Partia “Mundësia” ka marrë 4,489 vota ose 3.72%, si edhe “Lëvizja Bashkë” ka marrë 3 223 vota ose 2.67%.