Numërohen 179 qendra votimi në Tiranë, PS kryeson me 49.38 % të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Tiranës janë numëruar 179 qendrat e para të votimit nga 1282 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 25471 vota ose 49.38%.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 17596 vota ose 34.12% të tyre.
Partia “Mundësia” ka marrë 2529 vota ose 4.90 % të votave.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 1570 vota ose 3.04%.
Partia Social Demokrate ka marrë 1604 vota ose 3.11%.
Lëvizja Bashkë ka marrë 1503 vota ose 2.91% të votave.

/a.f/