Numërohen 21 kuti në Vorë, PS kryeson me 1902 vota, PD 1164! Në 3 kuti në Pustec, socialistët 211 vota para

Partia Socialiste kryeson bindshëm në Vorë, me 21 kutitë e para që janë votuar. Në Vorë u votua në mënyrë elektronike dhe rezultati zyrtar do të shpallet nga KQZ nesër në mëngjes, por Report Tv ka arritur që të sigurojë rezultatet për të paktën 21 kuti votimi.
21 kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Ajo ka marrë 1902 vota, ndërsa PD vetëm 1164. Vota preferenciale kryeson te Blendi Gonxhja,
Me shpalljen e këtij rezultati, mbështetësit e PS kanë nisur festën me fishekzjarrë.
Numërimi ka nisur edhe në qarkun e Korçës. Numërohen 3 kuti në Pustec: PS me 419 vota dhe PD 208 vota.
Ka nisur numërimi për votat e diasporës për qarkun e Korçës. Numërimi ka nisur në kuadër të numërimit paralel që po bëhet në KZAZ-t e qarkut Korçës, ku janë numëruar disa kuti të Pustecit.
Prezent në hapjen e kutive të diasporës është dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
PD-ASHM NˠVORˠ– 73 vota Ilir Alimehmeti – 9 vota Eduart Çaça – 1 votë Ethem Agaj – 1 votë Kreshnik Çollaku – 1 votë Rivelino Çumo 1 votë Altin Goxhaj – 4 vota Petrit Gjorgji – 8 vota Mimoza Hajdarmataj 1 votë Arjan Hoxha – 5 vota Loranca Hoxha – 17 vota Shpëtim Idrizi – 3 vota Ilir Metaj – 1 votë Albi Jahelezi – 3 vota Adrana Kalaja – 1 votë Myslim Murrizi – 4 vota Sali Shehu 1 votë Jorida Tabaku – 4 vota Jonathan Pano – 2 vota LËVIZJA BASHKË – 1 votë Lëvizja Atdheu → 0 vota Koalicioni Euroatlantik → 0 vota PARTIA SOCIALISTE – 222 vota Erion Braçe – 13 vota Roy Bashaj – 2 vota Endrit Braimllari – 1 votë Klotilda Bushka – 2 votë Antonela Dedej – 1 votë Anila Denaj – 6 vota Edlira Dyrmishaj – 2 vota Kejsi Elezi – 2 votë Blendi Gonxhja – 128 vota Etilda Gjonaj – 1 votë Blerina Gjylameti – 2 votë Ervin Hoxha – 7 vota Sofika Lleshi – 3 votë Pandeli Majko – 7 vota Xhemal Qefalia – 6 vota Ornaldo Rakipi – 3 votë Entela Ramosaçaj – 8 vota Blendi Sulaj – 1 votë Ylli Shehu – 10 vota Halit Valteri – 3 votë Olta Xhaçka – 2 vota Fatmir Xhafaj – 7 vota NISMA SHQIPËRIA BËHET → 4 vota AKSH → 1 votë ALEANCA DEMOKRACIA E RE → 0 vota DJATHTAS PËR ZHVILLIM → 1 votë MUNDËSIA → 8 vota PSD → 5 vota