E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Numërohen tri qendrat e para të votimit, kryeson PS me 64,69% të votave

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë, ndërsa janë numëruar edhe tri qendrat e para të votimit nga 5225 në total në gjithë vendin.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qendër votimi kryeson Partia Socialiste me 414 vota ose 64,69% të tyre.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 205 vota ose 32,03% të tyre.

Partia “Mundësia” ka marrë 8 vota ose 1,25% të votave, e ndjekur Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” me 6 vota.

“Lëvizja Bashkë” dhe Partia Socialdemokrate kanë marrë respektivisht nga dy vota. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare, Partia Koalicioni Euroatlantik dhe Partia Aleanca Demokracia e Re kanë marrë respektivisht nga një votë.

Numri i votuesve në këto qendra votimi është 691, ndërkohë që nga procesi i numërimit kanë rezultuar 640 vota të vlefshme dhe 51 të pavlefshme.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›