E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Numri i vdekjeve është ulur me 21%”/ Zaloshnja: Janë përgjysmuar aksidentet rrugore

Sipas sondazhistit Eduard Zaloshnja, i ftuar në  “Tirana Live” në ABC News, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të dukshëm në sigurinë publike gjatë vitit të fundit.

Numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore është përgjysmuar, ndërkohë që vdekshmëria nga krimi është reduktuar me 50%. Zaloshnja theksoi se përmirësimet përfshijnë uljen e rrezikut për kalimtarët dhe çiklistët, ndërsa automjetet me targa shqiptare janë trefishuar.

Ai vuri në dukje gjithashtu se vendi është më i sigurt krahasuar me fqinjët, si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e krimeve vdekjeprurëse lidhet me mosmarrëveshjet familjare dhe ndarjen e pronës.

“Brenda një viti kemi një reduktim me 21% të numrit të vdekje nga aksidentet rrugore dhe nga krimi. Kjo është shifër shumë pozitive. Vdekjet rrugore janë përgjysmuar, ndërkohë që është trefishuar numri i automjeteve me targa shqiptare. Brenda një viti kemi një ulje të indeksit të numrit të vdekjeve. Ne problem në vendin tonë kemi vdekjen e kalimtarëve, çiklistëve, falë Zotit kanë ikur nga qarkullimi monopatinat, sepse ishin bërë një rrezik shumë i madh.

Jemi shumë më mirë se vendet fqinje, si Mali i Zi apo Maqedonia. Kemi një përgjysmim të vdekshmërisë nga krimi. Gjysma e vdekjeve nga krimi, janë nga krimi në familje, e cila përbën gjysmën e numrit të vdekjeve në Shqipëri. Një nga shkaqet është edhe ndarja e pronës, sipas ligjit 7051. Ende sot kemi shumë raste të vrasjeve vëllai me vëllain, apo me kushërinjtë. Nga viti në vit vdekjet rrugore janë pakësuar”, tha Zaloshnja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›