E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nxënësit marrin libra falas, procesi në shkollat 9-vjeçare po shkon drejt fundit

227.000 nxënës të klasave nga e para në të nëntën dhe 12.500 gjimnazistë po përfitojnë librat falas për vitin e ri shkollor.

Merita Nanaj, drejtoreshë e shkollës Fan Noli thotë se procesi u ka ardhur në ndihmë shumë familjeve, ndërsa shtoi se pjesa më e madhe e fëmijeve janë pajisur tashmë me tekstet shkollore dhe procesi është drejt fundit.

Prindërit e nxënësve shprehen se ndarja e librave falas u ka lehtësuar kostot e fillimit të vitit shkollor.

Fondi i vënë në dispozicion nga ministria e Arsimit për tekstet shkollore pa pagesë për mijëra  nxënës të shkollave 9-vjeçare, është 9 milionë dollarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›