Nxënësit testohen në matematikë, klasat e nënta do të japin edhe provimin e gjuhës së huaj

Rreth 28 mijë nxënës të klasave të nënta iu nënshtruan sot provimit të dytë të arsimit bazë, atij të matematikës.
Testi, i cilësuar si më i vështiri i këtij cikli, duket se ka rezultuar më i përballueshëm nga sa pritej. Shumë prej nxënësve e vlerësuan me nivel mesatar, ndërsa përgatitjet për të kanë qenë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit shkollor.
Testi zgjati 2 orë e 30 minuta dhe përfshinte 25 pyetje me alternativa dhe zhvillim.
Megjithëse me masa sigurie të shtuara, teza qarkulloi pak minuta pas fillimit të provimit në rrjetet sociale.
Pas matematikës, nxënësit do të përballen me provimin e gjuhës së huaj në anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht./vizionplus.tv