Nxënësja me sindromën Daun në shkollën e mesme profesionale, Kamëz

Zgjedhja ka qenë e saj, që kur përfundoi shkollën 9-vjeçare. Me dëshirën për të marr një zanat, me sytë që i shkëlqejnë nga gëzimi Gledisa Jana 18-vjeçarja me sindromën Daun na rrëfen dashurinë që ka për shkollën, ndërsa ka zgjedhur një degë në agrokulturë.
Gledisa flet edhe për pasionet e saj. Për prindërit që rrisin fëmijë me aftësi ndryshe, kjo është një mundësi e mirë. Nëna e Gledisës na tregon si ka ndryshuar jeta e saj pasi nisi shkollën e mesme.
“Është në vitin e 3 të shkollës profesionale, bujqësi. Jam shumë e kënaqur edhe nga mësuesit, zgjedhja ka qenë e vajzës. Që kur mbaroi 9-vjeçaren po mendonte si të gjithë fëmijët e tjerë dhe dëshironte të vazhdonte shkollën profesionale”, u shpreh e nëna e Gledises.
Zgjedhja e një zanati dhe ndjeka e shkollës profesionale ka bërë që Gledisa të integrohet mes njerëzve që sot e përkrahin më shumë se kurrë.
Gjithë përfshirja është një mundësi që i ofron kjo shkollë komunitetit, në të cilën ndjekin mësimet 10 fëmijë me aftësi ndryshe.
/RTSH/