E Enjte, 5 Nëntor 2026

“O të tërë, o asnjë”/ Protestuesit nuk lejojnë qytetarin të shkojë në spital: Të gjithë jemi për hall

Deputeti Bledjon Nallbati ka kërkuar që të lejohet të kalojë qytetari, i cili u shpreh se duhet të shkojë në spital.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i qytetarëve të tjerë. “O të tërë, o asnjë. Të gjithë kemi hall”, iu kthyen ata deputetit.

Nallbati: Nuk kemi asgjë personale me askënd. Kjo protestë është e njoftuar prej 10 ditësh

Qytetari: Hape rrugën se na ikur petulla

Protestuesi: Nuk hapet rruga e vëlla

Qytetari: Unë punoj me taksi, kam njerëz që vijnë nga Anglia, janë të rraskapitur, duan të ikin në shtëpi

Nallbati: Është bllokuar kudo, në Tiranë, në Milot, në Bradashesh, në Shkozet

Protestën në rrethrrotullimin e Rrogozhinës e drejtojnë tre deputetët e degëve të Partisë Demokratike në Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Divjakë: Bledion Nallbati, Dashnor Sula dhe Ilda Dhori. Nga ky rrethrrotullim po raporton të gjitha zhvillimet gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›