ODESA – Shtatë të vdekur dhe 11 të plagosur prej dronëve ukrainas drejt Rusisë

ODESA, 3 qershor /ATSH-ANSA/ – Një sulm me dron ukrainas ndaj një autobusi që udhëtonte nga Moska në Simferopol, Krime, vrau shtatë persona dhe plagosi njëmbëdhjetë të tjerë, sipas autoriteteve në rajonin e Donetskut të Ukrainës të kontrolluar nga Moska, ku ndodhi sulmi.
“Në Jenakiyevo, një dron goditi një autobus që udhëtonte nga Moska në Simferopol; sipas raporteve fillestare, shtatë civilë u vranë.
Njëmbëdhjetë persona të tjerë pësuan lëndime me ashpërsi të ndryshme dhe po marrin trajtim”, shkroi në Telegram Denis Pushilin, kreu i administratës lokale të themeluar nga Rusia. /os/