E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: Gjeni zgjidhje per te votuar ligjet Rozeta Rapushi

Partite politike duhet ta gjejne nje zgjidhje per te votuar projektligjet e rendesishme ne Kuvend dhe te cojne perpara integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Keshilla e perseritur u dha dje, nga Ambasadori i OSBE-se, Eugen Uollfarth. I pranishem ne nje takim per zhvillimin e biznesit, Uollfarth u ndal ne menyre te vecante te mosvotimi ende, i projektligjit per ngritjen e Gjykates Administrative, te domosdoshme per vendin. "Integrimi ne Bashkimin Evropian eshte nje nga qellimet kyce per Shqiperine. Partite politike duhet ta gjejne nje zgjidhje per te votuar nismat ligjore qe kerkojne shumice te cilesuar te votave. Mendoj se eshte e rendesishme te zgjidhet ceshtja e Gjykates Administrative", tha diplomati ne takimin e zgjeruar te Bordit Drejtues te "Biznes Albania", te zhvilluar diten e djeshme. Keshilla e ambasadorit, vjen pas deshtimit te radhes, te politikes shqiptare ne votimin e projektligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar te votave ne Kuvend. Ku mes projekteve te shumta, edhe ai per Gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative, u shty per te disaten here ne mungese te 84 votave ne Parlament. Nje tjeter pike kyce, ku u ndal ambasadori i OSBE-se, ishte dhe lufta kunder korrupsionit dhe transparenca ne procese te tilla, si tenderet apo koncesionet. "Rendesi te madhe ka respektimi i ligjit, vecanerisht ne luften kunder korrupsionit dhe per te pasur nje proces sa me transparent. Nje shembull i rendesishem jane tenderet publike apo lejet e ndertimit, apo koncesionet. Eshte nje liste e gjate. Rendesi ka qe te jete nje situate konkurruese dhe ku te gjitha palet te dalin te fituara. Si per nje individ, edhe per nje biznes, ka rendesi qe te kete fitime per te mbijetuar dhe per te qene konkurrues, dhe ky eshte edhe emri i lojes. Por, ne afatgjate fitimi me i mire eshte ai qe arrihet ne perputhje me Shtetin e te Drejtes", vijoi Uollfarth, duke cilesuar si inkurajuese per Shqiperine ecurine e biznesit dhe tregun e lire. Apeli i Ambasadorit te OSBE-se vjen vetem nje dite pas seances plenare, ku nuk munden te miratohen projektligjet qe kerkojne 84 vota. Palet kane vene kushte per bisedime, cka duket se ka cuar akoma me larg konsensusin e tyre per nismat ligjore, qe jane te domosdoshme si per integrimin e vendit, ashtu edhe per reformat e rendesishme, si ajo zgjedhore apo biznesin, si Gjykata Administrative.

Dialogu, ku ndahen PD-PS

Seanca plenare e kesaj te enjteje, tregoi qarte se ku ndahen dy partite e medha politike mes tyre. Ne nje kohe kur kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka propozuar nje pakt me 10 pika, mazhoranca eshte e gatshme te nise bisedimet dhe negociatat per nje pjese prej tyre. Disa ceshtje, si nisja e hetimeve per kabllogramet e Uikileaks apo bisedimet per perberjen e institucioneve apo keshillave te tyre, apo ndryshimi i Kushtetutes se vendit per menyren e votimit te Presidentit te Republikes, duket se jane te papranueshme nga mazhoranca. Nderkohe, qe hapur mbetet diskutimi per reformen zgjedhore apo permiresimin e Rregullores se Kuvendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›