E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE mbështet thirrjen e Begajt për dialog: Gati të lehtësojmë bisedimet mes palëve

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur mesazhin e Presidentit Bajram Begaj, duke iu bashkuar thirrjes së tij për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës, pas tensioneve në protestë.

Në reagimin e saj, OSBE shprehet gjithashtu e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut, nëse një gjë e tillë kërkohet nga palët.

“Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›