E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

OSHEE përfundon investimet në Mat dhe Mirditë, 4000 abonentë përfitojnë furnizim më të sigurt - ATSH -

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Kanë përfunduar punimet në nënstacionet elektrike të Matit dhe Mirditës, duke rritur sigurinë energjetike për 4000 abonentë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi sot për përfundimin e punimeve për zëvendësimin e pajisjeve në nënstacionet elektrike të Rubikut dhe Shutrit, në Mat dhe Mirditë.

Ndërhyrjet janë realizuar në rrjetin 35 kV dhe kanë si qëllim rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike për rreth 4000 abonentë.

1 nga 7

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›