E Martë, 3 Nëntor 2026

OSSH shton kontrollet, rikuperohen 3,7 milionë kWh energji elektrike

TIRANË, 29 maj 2025 (ATSH) Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), po vijon kontrollet në kuadër të luftës ndaj informalitetit në furnizimin me energji elektrike.

Sipas të dhënave të OSSH, gjatë periudhës janar-prill 2025 janë kryer 6296 kontrolle. Gjatë këtyre kontrolleve janë konstatuar 14 subjekte që tarifoheshin në kundërshtim me llojin e aktivitetit që ushtrojnë.

OSSH njofton gjithashtu se nga masat e marra janë rikuperuar 3,7 milionë kilovat orë energji elektrike, të cilat u faturohen subjekteve abuzive.

Operatori thekson se monitorimi në terren do të vazhdojë pa ndërprerje me qëllim reduktimin e humbjeve dhe rikuperimin e energjisë. OSSH u bën apel qytetarëve që të denoncojnë pranë autoriteteve çdo rast abuzimi me energjinë që të konstatojnë. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›