E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëng�

Votuesit amerikanë dërguan një “mesazh të qartë “, tha ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama për rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, por ai tha se demokratët tani duhet ” të përveshin mëngët”.

“Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë, ata duan politikë që i bashkon njerëzit në vend që t’i përçajë, si dhe udhëheqës që propozojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, tha ish-presidenti, i cili në javët e fundit ka marrë pjesë në disa tubime fushate në mbështetje të kandidatëve demokratë.

“Këto rezultate u bënë të mundura vetëm falë kandidatëve të jashtëzakonshëm që kandiduan në çdo rajon të vendit, madje edhe në zona që dikur konsideroheshin kauza të humbura. Ata vinin nga prejardhje të ndryshme shoqërore dhe përfaqësonin një gamë të gjerë pikëpamjesh politike, por i bashkonin vlerat e përbashkëta, besimi në shërbimin publik dhe angazhimi për t’i vënë qytetarët e rajoneve dhe shteteve të tyre në radhë të pare”, tha ai.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për zyrtarët zgjedhorë dhe vullnetarët .

“Edhe pse kjo qeveri ka ende dy vjet në pushtet, puna jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime aty ku mundemi, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të hedhim themelet për të ardhmen”, tha ai.

Tonight, the American people sent a clear message — they want a politics that brings people together rather than divides them, and leaders who offer concrete solutions to the challenges they face.

These results were only possible because outstanding candidates stepped forward in every region of the country — including in areas once considered long shots. They came from different backgrounds and represented a range of political perspectives, but were united by shared values, a belief in public service, and a commitment to putting the people of their districts and states first.

We also owe a debt of gratitude to the thousands of election officials and volunteers from both parties who helped ensure a smooth election and carried out one of the most essential functions of our democracy.

While this administration has another two years in office, our job now is to roll up our sleeves, make changes wherever we have the power to do so, prevent further damage, and lay the groundwork for the future.

— Barack Obama (@BarackObama) November 4, 2026

The post Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›