E Diel, 1 Nëntor 2026

Obelisku i UÇK-së ndriçon në Lipjan/ Në nderim të luftës për liri dhe kontributit të banorëve të zonës

Obelisku UÇK ndezi dritat edhe në Lipjan.

Qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e të martës në kodrën e Komunws për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit dhe ndriçimit të tri shkronjave të arta.

Qëllimi i aktivitetit është që simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kujtimi për luftën e saj të shihen nga një pjesë sa më e madhe e territorit përreth.

Ideja për ngritjen e memorialit lidhet me rëndësinë e kësaj zone gjatë luftës së fundit në Kosovë, si një rrugë kyçe për furnizimin e ushtarëve në zonën e Drenicës.

Projekti është finalizuar pas 3 muajsh punë.

Obeliskë të ngjashëm me simbolin “UÇK” janë vendosur edhe në zona të tjera të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›