E Diel, 1 Nëntor 2026

Objektet e Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare, ndër më të vizituarat në qarkun e Gjirokastrës

Në qarkun e Gjirokastrës, objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare kanë qenë pjesë e rëndësishme e agjendave turistike gjatë këtij viti, duke shënuar interes të lartë nga turistët vendas dhe të huaj. Kishat, xhamitë, monumentet e kulturës dhe sitet historike të zonës janë vizituar gjerësisht, duke e kthyer turizmin kulturor dhe fetar në një nga pikat më tërheqëse të këtij qarku.

“Kryesisht vendet më të vizituara të cilat i përkasin dhe Trashëgimisë Kulturore janë, Xhamia e Pazarit, Kisha e Labovës së Kryqit të cilat janë monumente të kategorisë së parë”, u shpreh Drejtori i DRTK, Ardis Duka.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, ky interes i shtuar lidhet me promovimin e vazhdueshëm të këtyre objekteve, restaurimet e kryera dhe përfshirjen e tyre në guidat turistike.

“Kemi një rritje të shtuar të vizitorëve kryesisht të huaj”, tha ai.

Drejtori i DRKT-së  Ardis Duka thekson se trashëgimia kulturore dhe fetare mbetet një aset i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e identitetit historik të zonës.

Gazetare: E. Domeri    

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›