E Diel, 1 Nëntor 2026

Ofendime në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë Bardhi e Balliu

Sekretariati i Etikës përjashtoi me 10 ditë secilin nga deputetët e Partia Demokratike e Shqipërisë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas seancës së tensionuar në Kuvendi i Shqipërisë.

Kërkesa për masë disiplinore u paraqit nga Partia e cila argumentoi se Bardhi pengoi zhvillimin e seancës dhe përdori gjuhë fyese. Ndërsa për Balliun fillimisht ishte kërkuar përjashtim 30-ditor, me arsyetimin e sjelljes agresive dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e Kuvendit.

Nga ana tjetër edhe  grupi parlamentar i PD ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të kreut të grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, pas një komenti ndaj deputetes Albana Vokshi, që sipas demokratëve ishte ofendues dhe diskriminues.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës vijon për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Më herët, Byroja e Kuvendit la në fuqi edhe vendimin për përjashtimin 20-ditor të deputetit Agron Shehaj, pas kërkesës së socialistëve, me arsyetimin se ai bllokoi foltoren dhe pengoi zhvillimin e seancës parlamentare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›