E Diel, 1 Nëntor 2026

Ohana: Duke mbështetur Izraelin, Shqipëria mbron vlerat e civilizimit

TIRANË, 26 janar/ATSh/ Kryeministri Edi Rama iu adresua sot Knessetit, Parlamentit të Izraelit me një fjalim historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi presidentit të SHBA, Donald J. Trump.

Në nisje të seancës së posaçme përshëndetën kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, kryetari i Knessetit Amir Ohana dhe lideri i opozitës Yair Lapid.

Kryetari i parlamentit izraelit, Amir Ohana, në fjalën e tij nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Izraelin.

Ai nisi fjalën në gjuhën shqipe, duke i uruar kryeministrit Edi Rama mirëseardhjen. “mirësevini në Knesset”

” Zoti Kryeministër, në një botë shpesh të verbuar nga hipokrizia, zëri juaj i guximshëm ka qenë një fanar qartësie. Kur shumë vende kanë hezituar, ju qëndruat i palëkundur dhe nuk i hodhët sytë te zona gri e diplomacisë, por zgjodhët ngjyrat e shndërritshme të së vërtetës.

Knesseti, që përfaqëson popullin e Izraelit, dhe populli i izrealit e vlerëson mbështetjen tuaj të palëkundur për të drejtën e Izraelit dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e Izraelit dhe me qartësinë tuaj morale për të thirrur të keqen me emrin e vetë. Duke mbështetur Izraelin, nuk po mbështesni vetëm një komb, por po mbani lart vlerat e civilizimit dhe qytetarisë kundër barbarisë. Faleminderit për besën tuaj”, tha Ohana.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›