One Albania feston arritjet e punonjësve: vlerëson talentet & aftësitë kyçe

Vlerësimi i arkitektëve të vërtetë të suksesit të çdo kompanie, punonjësve të përkushtuar dhe të talentuar, ishte kryefjala e eventit që mbajti lideri i telekomunikacionit shqiptar, One Albania.
Trajnimi i vazhdueshëm dhe zhvillimi profesional janë themel i kulturës së kësaj kompanie. Për të tretin vit radhazi, One Albania organizoi ceremoninë e vlerësimit të punonjësve, e kthyer tashmë në një traditë që nderon ekspertët që shkëlqejnë falë programeve fuqizuese/ nderon ata që me kreativitet dhe vizion e bëjnë diferencën çdo ditë.
Gjatë këtij eventi të ftuarit dhe punonjësit theksuan veçantinë e programit të One Albania kushtuar njohjes së kontributeve të profesionistëve të saj.
Dy pjesëmarrës nga programi “LevelUP” ndanë përvojën e tyre dhe vlerësimin për mundësitë e ofruara nga One Albania.
“Prej 10 vitesh jam pjesë e kompanisë. Ekipi im dhe unë jemi përgjegjës për të blerë të mira dhe shërbime për të cilat ka nevojë kompania. Por ti mëson më shumë për sistemin kur je nën presion. Këtë mësim e mora unë në një ditë të nxehtë gushti kur sistemi i kondicionerit pushoi së funksionuari. U përballëm me një tension klasik. Për mua nuk ishte vetëm rregullimi i kondicionerit, por duhet të kuptoja plotësisht fushat që ne mbështesim. Kjo më drejtoi të programi i talenteve. Faleminderit që keni investuar në këtë program dhe në njerëz si ne”, tha Rovena Kapo, menaxhere e ekipit të menaxhimit të Marcom dhe Administratës së Përgjithshme.
Mes duartrokitjeve dhe buzëqeshjeve, aktiviteti kulmoi me ndarjen e certifikatave për punonjësit e talentuar, të cilat u dhanë nga Drejtori Ekzekutiv i One Albania, Barna Levente Kutvoglyi.
/vizionplus.tv