E Diel, 1 Nëntor 2026

“One Albania, kompani hajdute”/ Gazetari: Nuk rriten tarifat kur ulet cilësia e shërbimit. Duhet hetuar edhe nga SPAK

Abonentët e kompanisë telefonike One Albania shprehen të pakënaqur me tarifat në rritje që janë njoftuar.

Pas reagimeve të shumta në rrjete, qytetarët thonë se rritja e tarifave e shërbimeve të kompanisë celulare One nuk është e drejtë pasi edhe pse çmimi vjen vazhdimisht në rritje shërbimi mbetet po i njëjtë.

Lidhur me këtë situatë jonormale, kanë reaguar edhe personazhë të ndryshëm publikë, përfshirë edhe gazetarë.

Gazetari Bekim Bici, përmes një reagimi në Facebook, shprehet ndër të tjera se, “One Albania” është një nga kompanitë hajdute që vepron në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

“One Albania është një nga kompanitë më hajdute, që vepron në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Në të tillë situatë, kur ulet cilësia e shërbimit, ulet shpejtësia e internetit, ndërpritet prej javësh shërbimi online nga i cili përfitonin mijëra konsumator, të gjitha këto janë vepra kriminale në bashkëpunim, e duhet të hetohet nga organet ligjzbtuese deri tek SPAK…”, shkruan ai, përcjell Faxweb.al.

Në një mesazh standard dërguar nëpër telefonat e abonentëve, kompania One njoftoi se, duke nisur nga 1 maji, çmimet do të rriten deri në 2.2% bazuar në indeksin e çmimit të konsumit të publikuar nga INSTAT.

Një formulë teknike e paketuar me terma që shumica nuk i kuptojnë po që në thelb përkthehet shumë thjeshtë më shumë para për të njëjtin shërbim.

Rritja prej 2.2% mund të duket e vogël, por kur bëhet fjalë për çdo vit ajo kthehet në një taks të heshtur për mbi çdo qytetarë dhe familje, të cilët paguajë më shumë vit pas viti për të njëjtin shërbim.

LEXO EDHE: Gazetari denoncon “One Albania”: Mirë që rrit tarifat, por ul cilësinë dhe shpejtësinë e internetit në maksimum

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›