"Onufri 2010", edicioni i 17-të, arti dhe realiteti

Ekspozita “Onufri”, edhe këtë vit do t’i kushtohet artit shqiptar. Konkursi i cili do të celet me datë 23 dhjetor ka ruajtur karakterin kombëtar në edicionin e 17- të tij dhe do të pres artistë vendas, por edhe shqiptar që jetojnë jashtë. Kuratorja Suzana Varvarica thotë se tema e zgjedhur i kushtohet artit, artistëve dhe realitetit.
"Këtë vit ka këtë titull 'Unë jam artist' dhe ka për qëllim që të përzgjedh një grup artistësh të cilët janë në dijeni në të gjithë situatën që ne ndodhemi sot. Dua të sjell një atmosferë figurative që në fund të fundit do ta bëjë publikun të mendojë përpara veprës së artit", tha Suzana Varvarica, kuratore e konkursit "Onufri".
Sipas kuratores tema ka ngacmuar jo pak artistë dhe shumica prej tyre janë të rinj. "Pjesa e dytë e konceptit ka disa pyetje të cilat unë i drejtoja si për veten time, ashtu për të tjerët. Kjo i ka bërë ata që të nxiten, të më afrohen dhe të vijnë të aplikojnë. Kjo më bën të ndihem mirë, sepse do të thosha që 80 pë qind e afrimit në këtë Onufër ka qenë e të rinjve", tha ajo.
Pas përzgjedhjes së listës së artistëve që do të marin pjesë në “Onufrin” e 17-të, ekspozita do të celet me 23 dhjetor, ndërsa cmimet do të shpallen në fillim të vitit të ardhshëm.
Aurela Papadhima