Opera “La Serva Padrona”, atmosferë dhe emocione në TKOBAP

TIRANË, 28 mars/ATSH/ Opera “La Serva Padrona” solli një atmosferë të gjallë artistike në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP).
Publiku e mirëpriti shfaqjen me duartrokitje, ndërsa ndërthurja e lojës skenike me muzikën krijoi një përjetim dinamik dhe tërheqës.
Rolin e Serpinës, shërbëtores plot finesë dhe gjallëri, e interpretoi sopranoja Rovena Xhelili, ndërsa personazhi i Ubertos u soll në skenë nga baritoni Artur Vera.
Në rolin e Vespones u paraqit Denis Xhafaj, duke kompletuar ansamblin interpretues.
Tingujt e kompozitorit Giovanni Battista Pergolesi u interpretuan nga instrumentistët Gerd Cinxo, Edlira Prosi, Adrian Prosi, Mario Guralumi, Oltjon Lila dhe Etrita Ibrahimi.
Shfaqja u realizua nën drejtimin muzikor të maestro Dritan Lumshi dhe me regji nga Ada Gurra.
1 nga 10/r.e/