Operacion ajror kundër zjarreve, helikopterë dhe dronë monitorojnë zonat e rrezikuara

Shqipëria vazhdon të jetë në “luftë” me flakët.
Në kuadër të operacionit për neutralizimin e vatrave të zjarrit, 2 helikopterë po operojnë në zonën e Poros dhe 2 të tjerë në Bogovë.
Njëkohësisht, Forca Ajrore vijon monitorimin nga ajri me dronët TB-2, me qëllim identifikimin e vatrave të reja të mundshme, si dhe evidentimin e rasteve të zjarrëvënieve të qëllimshme.
/vizionplus.tv