E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion “blic” në Kukës/ Arrestohen tre persona, sekuestrohet një sasi kokaine

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion për goditjen e veprimtarive në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë tre persona të moshave 22, 20 dhe 60 vjeç, banues në Kukës. Ata u kapën në ambientet e një lokali në pronësi të 60-vjeçarit, ku gjatë kontrollit u sekuestruan 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë, si dhe 12.5 gramë të ndara në doza për shitje.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›