E Martë, 3 Nëntor 2026

Operacione nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarreve, Vengu: Raportoni në kohë vatrat

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot foto nga operacionet për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë prekur vendin tonë.

Ai thekson në një postim në rrjetet sociale se, gjatë orëve të fundit janë evidentuar 4 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një është shuar dhe 3 mbeten aktive.

Vengu thekson se, në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ku janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse  dhe rreth 82 forca operacionale, të cilave mëngjesin e sotëm u janë bashkuar edhe 3 mjete zjarrfikëse dhe 13 efektive nga BMEC si dhe mbështetje nga ajri.

Gjithashtu, shton ministri, në zonën F të ish Uzinës Mekanike Poliçan, ku në terren janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse të MZSH të bashkisë Poliçan, Berat dhe Skrapar, të ndihmuar nga 2 automjete zjarrfikëse të forcave ushtarake të FA-së. Zjarri aktualisht është tërësisht i neutralizuar.

Po ashtu, vijon Vengu, në fshatin Lofkënd, bashkia Mallakastër, ku në terren janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse dhe 30 forca operacionale, pa mundur ta izolojnë. Në ndihmë të forcave operacionale u nisën edhe 2 automjete zjarrfikëse të FA.

Vengu nënvizon se, AKMC përsërit thirrjen ndaj banorëve: të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat.

1 nga 4

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›