E Hënë, 2 Nëntor 2026

Operacioni “Fast”, gjykata vendos 4 masa “arrest me burg” për grupin me precedent penalë të kapur në Elbasan

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan zhvilloi sot seancën për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masave të sigurisë për 14 shtetas, të arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Fast”.

Ky operacion u zhvillua nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas administrimit të informacioneve për rrezikshmëri të lartë shoqërore. 14 personat u kapën në flagrancë në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit Taulant Zykollari, pranë segmentit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgji.

Policia bëri me dije se të arrestuarit janë persona me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve.

Vendimet e gjykatës

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë nga gjyqtarja Megi Strakosha, u vendosën këto masa sigurie për të arrestuarit:

Arrest me Burg

Akil Kërtusha, Egi Caushi, Maksim Suçi, Stefan Memelli

Arrest në shtëpi

Ergys Tusha, Ansen Mullai

Detyrim Paraqitje

Ervin Cani, Bujar Muça, Jurges Mullai, Blerim Heta, Taulant Zykollari, Arjan Dada, Endri Dada

Pa masë sigurie

Juxhino Zykollari (i mitur)

Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale, duke përfshirë: Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit, Kundërshtimi i punonjësit të policisë, si dhe akuza të lidhura me krime ndihmëse si moskallëzimi i krimit dhe përkrahja e autorit të krimit.

Disa akuzohen edhe për mbajtjen pa të drejtë të uniformës (Policia) dhe Armë të ftohta.

Sekuestrohen armë dhe pajisje të paligjshme

Gjatë operacionit, shërbimet policore sekuestruan një arsenal mjetesh, duke përfshirë: 3 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak. Një dorezë elektroshoku (neuroparalizuese). 4 radio komunikimi të ngjashme me ato të Policisë dhe një jelek me mbishkrimin “Policia”.

Shuma të konsiderueshme parash, katër automjete dhe 13 celularë. Policia dhe Prokuroria theksuan se hetimet do të vijojnë për të zbardhur plotësisht veprimtarinë e grupit dhe për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›