E Martë, 3 Nëntor 2026

Operacioni ‘Strike’, fole armësh dhe municionesh në banesë/ Karbunarë, pranga 50 vjeçarit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit Vladimir Çela. ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Vladimir Çela 50 vjeç, banues në Karbunarë. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›