E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni i SPAK/ Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven” (EMRI)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK-ut, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku u godit një grup i fuqishëm kriminal droge që merrej dhe me pastrim parash, ku në total janë lëshuar 20 masa sigurie, 15 prej të cilave “arrest me burg” dhe 5 të tjera “arrest shtëpie”.

Sipas raportimeve, mes të arrestuarve është dhe Orgest Birçaj, i cili zotëron në nga kompanitë më të rëndësishme luksoze të makinave, “Top Seven”. Mësohet se makinat e kompanisë në fjalë po sekuestrohen nga SPAK, në kundër të hetimeve për pastrim parash.

Operacioni është ende në zhvillim dhe detaje të tjera pritet të dalin në vijim

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›