E Enjte, 5 Nëntor 2026

Operacioni i rrallë/ Hiqen 10 kilogramë dhjamë nga barku dhe korrigjohet muri i abdomenit

Është 47 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve. Nuk do ta kishte menduar asnjëhere më parë, por në këtë moshë për disa arsye Xinxife Selmani pati një pamje të trupit që jo vetëm nuk do ta dëshironte për arsye estetike, por që dhe e pengonte në aktivitetin e saj normal të përditshëm.

Xinxife Selmani nga një fshat i Lushnjes është ndër pacientet e rralla në vend që me anë të një ndërhyrje të vetme kirurgjikale nga ekipi i mjekëve në spitalin memorial te Fierit, ka realizuar me sukses heqjen e dhjamit të tepërt në pjesën e barkut si dhe korrigjimin e atij që njihet ndryshe si defekt i murit të barkut.

“Tani ndodhem shumë më mirë. Kam bërë 4 operacione, 2 lindjet e fëmijëve dhe një para 7 muajsh, edhe këtë e kam bërë tani. Kam hequr barkun, po ndodhem shumë mirë.”

“Le të themi se janë relativishtë të rrallë si ndërhyrje, sepse nuk preferohet shumë vendosja e një proteze në rastet e kirurgjive plasike qofshin funksionale ose estetike për riskun që mbart vetë kjo si ndërhyrje. Kështu që nëse flasim në një raport që është më pak se 0.1% e totalit të abdominal plastikave që mund të ketë raste që janë korrigjuar edhe defektet abdominale.”

47 vjeçarja tregon se prej 10 vitesh ndjente  dhimbje  të forta në trup, ndikuar edhe nga pesha.

“Kisha ca shqetësime nga mezi, më dhimbte mezi. Pasi linda  vajzën dhe djalin më filluan dhimbjet, më iku kurrizi, pastaj edhe pasi linda djalin po ashtu, dhe më pas u drejtova te doktor Alti dhe mtha që duhet të heqësh barkun se prandaj janë këto shqetësime.”

“Pacientia u paraqit tek ne rreth 6 muaj më parë ku ankohej për dhimbje të shumta barku, shpine, vështirësi në lëvizje dhe një pamundësi për të kryer aktivitetet e përditëshme të saj për shkak të obezitetit. Pacientia u ekzaminua, ku ndër të tjera rezultoi një difekt i madh i murit të barkut, u konstatua gur në tëmth dhe një masë shumë e madhe e palës së barkut e cila quhet  Panikula.

Në konsultë bashkë me mjekun anestezist u vendos që të bëhej në fillim ndërhyrja me laparaskopi për heqjen e gurit në tëmth dhe pas 6 muajsh një ndërhyrje për të kryer në një momentë të vetëm laparacelën së bashku me pjesën e dhjamit të barkut. Ku këtu konsiston edhe vështirësia në këtë lloj ndërhyrje.  Ndërhyrja e dytë që u vendos të kryhej  konsistonte në korigjim të paretit abdominal me vendosjen e një proteze meshe propilo.. dhe në një seancë të vetme të hiqej edhe pjesa e indit andipoz të zonjës.”

Kirurgu Alti Haxhiu tregon edhe rreziqet e operacionit qe tek kjo paciente eshte kryer me sukses para nje muaji.

“Si çdo ndërhyrje kirurgjikale ka risqet e saj, aq më tepër kur kemi të bëjm me pacientë obez ku rriten shkaqet për të bërë trombopolinë, mundësi për të pasur infeksion të protezës që ne vendosim apo të plagës operatore. U zbatuan protokollet që flitet për këto pacientë.”

“Përfitimet që ka pasur pacienti në rastin konkret janë disa, dukeqenë se masa e hequr është e konsiderueshme që bëhet fjalë nga 8 deri në 10 kg masë andipoz që i është hequr, pacientia ka një lehtësi të madhë në lëvizshmërin e saj. Pati me thënë të drejtën një përmirësim të madh të parametrave hemodinamik të saj, dukeqenë se u korrigjua edhe aparati heptominal, u minimizuan dhimbjet abdominal.”

“Operacioni, zgjati rreth 3 orë e gjys, tani ndihem më mirë, nuk kam më dhimbje qafe apo kurrizi.”

Laparocela që ndryshe njihet si defekt i murit të barkut është e lindur, por, mund të shkaktohet edhe si pasojë e kryerjes së ndonjë ndërhyrje kirurgjikale të  mëparëshme te pacienti./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›